Back to Black

Vija e trashë, e zezë nën sy, beehive-frizurë dhe nishan… po mos t’a dije më mirë, do të mendoje se këngëtarja që vitin që lamë pas ndërroi jetë, Amy Winehouse po pezullon përmbi pasarelën françeze të haute couture-s…

Dizajneri Jean Paul Gaultier jo vetëm se i dha modeleve stylingun e saj, dhe i la të kalonin pasarelën të përcjellura nga këngët e saj, por i morri për sipër edhe elemtentet e saja tipike te pin-up stilit të të 50-ave, siç tregohet në modelet e fundeve, xhaketave të ‘kolegjit’ dhe Polo këmishat e koleksionit të tij pranëverë/verë 2012.
Një homazh për tragjedinë e një talenti të jashtëzakonshëm, që me ndarjen e saj tepër të herëshme nga jeta, sigurisht do të pranohet në ‘Club 27’ të Brain Jones, Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Kurt Cobain.

[source: fashiongonerogue.com]