BALLY STORE EVENT: Pre-Fall/Winter 2012 Preview

Marka ekskluzive zvicerane BALLY prezantoi koleksionin vjeshte/dimer 2012 te enjten me 3 maj, ne butikun ne Vjene (Austri). Une isha e ftuar ne mbremjen e sofistikuar e cila ishte e organizuar ne bashkepunim me revisten e modes FLAIR. Te ftuarit kishin mundesi te veshtronin sfilaten, ne te cilen ishin zgjedhur veshjet e ndryshme te BALLY. Secila veshje kishte vecantine e vete, une personalisht jam fanse e xhaketeve dhe mantileve te BALLY, te cilet kane lekure mjaft te persosur dhe te perpunuara me mjeshteri. Format e thjeshta, fustane mendafshi dhe lekure, keto ishin tiparet e koleksionit vjeshte/dimer 2012/13 te BALLY. Ne fund te pasareles, te gjithe te ftuarit morren dhurate nga BALLY dhe nga nje trendafil te bardhe!

 

Fotot dhe Teksti nga: Edisa Shahini