BITTERSWEET CITRUS | Magjija e ngjyrave të cilat na dhurojnë jetë

Të gjithë e dijmë se, ngjyrat e ndezura janë magjepse dhe ato na shkaktojnë ndjenja të ndryshme. Për shembull, e verdha reflekton harenë e rrezeve të diellit dhe transmeton lumturi. E gjelbra, konsiderohet si ngjyra më pushuese për syrin, e cila ofron harmoni dhe relaksim. Ndërsa ngjyrë portokalli evokon eksitim, entuziazëm, si dhe është ngjyrë energjike.
Këto ngjyra kanë zdritur pasarelat e modes dhe tepihun e kuq këtë vit, po kjo do të mbetet trend i cili do të vazhdoj edhe në pranverë 2012. Që nga fustani i Beyonce’s dizajnuar nga Lanvin, të cilin ajo ka veshur në MTV VMAs, e gjërë tek ato të J Crew dhe Oscar de la Renta, keto ngjyra të ndezura ju joshin syt. Inspirohu nga veshjet me ngjyrë të frutave sikur – limoni, kiwi dhe portokalli.

Nicole Richie ka veshur një fustan ditor me fallta nga Keepsake

Sarah Jessica Parker ka veshur fustanin të dizajnuar nga Vera Wang

Jenny Packham nga kolekcioni Pranvere 2012

Diane von Frustenberg kolekcioni pranverë 2012

Alice + Olivia kolekcioni pranverë 2012

Caroline Herrera kolekcioni pranverë 2012

Aktorja Gwyneth Paltrow pozon përpara kamerave në “Contagion” gjatë festivalit të 68-të në Festivalin e filmit në Venedig tek Palazzo del Cinema.

Mulberry kolekcioni pranverë 2012

Blake Lively ka veshur një fustan të lekures në ngjyrë portokalli. Këtu aktorja Blake Lively ka marrur pjesë në Teen Choice Awards 2011, të mbajtur në amfiteatrin “Gibson” në Universal City në Kaliforni.

Doo.Ri kolekcioni pranverë 2012

[image source: gettyimages.com, style.com]


Pëgaditur nga: Edisa Shahini