Prishtina Street Style prezanton koleksionin e kreatorëve të modës vendore.
Fashion Studio “Flora Loshi” prezanton mini koleksion të xhaketave unikate të stileve retro-urban dhe elegant-formal. Ky koleksion është i gatshëm për t’u veshur dhe i përket sezonit para vjeshtë 2012. Këto xhaketa janë punuar me materiale me përbërje leshi, pambuku, por edhe të fibrave artificiale. Ato mund të vishen dhe kombinohen lehtë më xhinse apo pantallona stofi të ngushta ngjyrë lëkure apo edhe të zeza. Xhaketat janë të domosdoshme për stinorin e pranverës së hershme dhe vjeshtës, por gjithashtu edhe mbrëmjeve të freskëta të verës.