Freja Beha Erichsen

Ka lindur në Danimarkë, më 18 Tetor 1987. Është zbuluar në rrugët e Danimarkës në një ditë të rëndomt prej një agjenti të modës, duke hipur në taksi. Hapat e parë të modelizmit i mori në vitin 2005 në sfilatat e sezonës vjeshtë/dimër në Paris të brendeve: Louis Vuitton, Prada dhe Miu Miu. Pastaj i pushtoj pasarelat e New York, Milanos, po ashtu dhe Londrës, si në linjën e veshjeve të përditshme “Ready to Wear”dhe asaj të prerjes së lartë “ Haute Couture”.

Erichsen ka sfiluar për : Shiatzy Chen, Chanel, Gucci, Dior, Burberry, Alexander Wang, Prada, Balmain, Balenciaga, Christian Lacroix, Zac Posen , Sonia Rykiel dhe shumë e shumë dizajner të tjerë.

Freja është shfaqur si “ fytyra e pare” në kampanje të shume brendeve botërore sic janë : Balenciaga, Jill Sander, Gucci, Harry Winston, INC., Georg Jensen, Hugo Boss, H&M, CK ny Calvin Klein, Hermes, Chanel, Gianfranco Ferre, Pringle of Scotland, Emprio Armani, Roberto Cavalli, Chloe, Karl Lagerfeld, MaxMara, Valentino, Pollini, Jaeger, Gap  dhe për syzet e Tom Ford. Ajo është njëra prej modeleve të parfimit Gucci by Gucci, së bashku me dy modelet tjera me fame botërore Raquel Zimmermann dhe Natasha Poly. Ajo ishte poashtu fytyra e parfimit te Calvin Klein “IN2U”. Në vitin 2011 u bë fytyra e parfimit të VALENTINO-s “ VALENTINA”.

Është paraqitur në shumë botime të magazinave të modës, duke përfshirë ato: amerikane, franqeze, italiane, gjermane, angleze, kineze, japoneze, koreane dhe ruse, në magazinat : VOGUE,  Interview Magazine, W Magazine, Harper’s Bazaar ( amerikane dhe ruse), Numero ( franqeze dhe  koreane), i-D, V dhe Purple. Po ashtu është shfaqur në VOGUE të Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Portugalisë, Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Ne 2008-tën një agjent i modës ka thënë;” Mbretëresha e Cool-it.  Me sa duket është njëra ndër modelet më të kërkuara prej klienteve të mi. Ajo është një kombinim i hatashem i viteve të tetëdhjeta, tip feminist/maskulin. “

 

Ka shumë produkte të cilat janë emërtuar sipas Frejes, duke e përfshirë cantën e Jill Stuart që e ka emërtuar “ Freja”, canta e vogël e Chloe ‘ Freja’, si dhe Alexander Wang  për Cizmet e Frejes me lidhëse e take të larta dhe patent si detal.

Në qershor te vitit 2011, ka zënë vendin e dyte në TOP 50 E MODELEVE, ne www.models.com, me Natasha Poly-n. VOGUE  i Parisit e deklaroi Frejen si një ndër tridhjetë modelet e 2000-tës. Ajo tani është muza e Karl Lagerfeldit.

 

Tani ajo jeton ne NEW YORK.

Pëgaditur nga: Drenusha Xharra