Moda si një shteg jete!

Kultura perëndimore në Japoni ka depërtuar para 150 viteve, por shumica e femrave japoneze vazhduan të vishnin kimono deri në gjysmën e parë të shekullit 20-të . Në vitet e 60-ta  perëndimi njëmend ndikoj në veshjet e tyre. Për shkak të kulturës perëndimore moda tani luan një rol të rëndësishëm në jetën japoneze. Një numër i madh i të rinjve shpenzojnë  50 – 90 %  të të ardhurave të tyre në “shopping”.

Moda për ata është mënyra e jetesës së tyre. Në vend së të shikojnë TV, të mirren me aktivitete sportive apo të udhëtojnë në vende tjera , ata preferojnë të bëjnë shopping. Kjo vërehet dukshëm gjatë vizitave në areat e njohura të Tokyo’s si bulevardi i Genzes, ose arean e të rinjve Harajuku dhe Shibuja.

Në këto area ekziston një numër i madh i dyqaneve të veshjeve që të mahnisin. Janë dy qendra tregtare ( Shibuja dhe Lafojet Harajuku) ku i kanë 10 – 12 kate me më shumë se 150 dyqane të veshjeve.

Me bollëkun e botës së modës, japonezët filluan të eksperimentojnë me veshje, duke kombinuar ngjyra dhe materiale të ndryshme, me shumë vetëbesim.

Kjo zgjoi vëmendjen e perëndimit gjatë viteve të 80-ta, ku dizajnerët Issey Miyake, Rei  Kawakubo dhe Yohji Yamamoto pushtuan pasarelat e Parisit. Origjinaliteti i veshjeve të tyre i ka mahnitur dhe inspiruar ata. Bota e modës perëndimore nuk kishte parë dicka të tillë si dizajnet e tyre.

Ata prezantuan realizimin e veshjeve të thjeshta deri në ato asimetrike, ku treguan që ngjyra e  zezë mund të jetë e bukur.

Të gjitha këto trende kanë një gjë të përbashkët, dashuria e thellë ndaj veshjeve me shtresa,vëmendja e detaleve dhe kombinimi i mahnitshëm i materialeve dhe ngjyrave.

Padyshim  që e tëra kjo është që kohë më parë, jo edhe aq larg, të gjithë vishnin KIMONO.

[image source: japanesestreets.com]

Pëgaditur nga: Drenusha Xharra