My Top 10 Prishtina Street Styles

Gjatë udhëtimit tim në Kosovë, kam parë shumë njerëz të cilët janë në hap me trendet e modës botërore, dhe me të vërtetë më kanë pëlqyer zgjedhjet e tyre. Unë kam qenë e impresionuar nga pamja fizike e tyre  – edhe pse kjo knaqësi nuk zgjati shumë. Pas lansimit të Prishtina Street Style unë kuptova se nuk kisha parë asgjë.
Sot, unë me të vërtetë kënaqem duke parë fotografitë e përditshme, të publikuar në këtë hapësirë të ​​stilit të rrugës. Unë dyshoj që të gjithë bëjnë të njëjtën gjë. Por, duke qenë ish studente e dizajnit të modës, është shumë e vështirë ta kalojë këtë fushë e cila për fat të keq është magnetike për mua.
Falë zbulimeve të fundit, unë kam arritur të kycem në hartimin e këtij projekti, dhe jam njohur me njerëz të ndryshëm të cilët në mënyrë të mrekullueshme e përfaqësojnë vendin e tyre.
Deri tani, unë jam shumë krenare dhe e kënaqur me shumë njerëz të fotografuar nga Prishtina Style Street, dhe kam vendosur për të bërë këtë listë të top 10’shes sipas  qëndrimit tim personal,. Ju lutemi, mos harroni – për mua Street Style apo stili I rrugës nuk është për të tërhequr vëmendjen e publikut!

Shënim: Kjo listë nuk paraqet qëndrimet e përgjithshme të PSS’së. Arsyeja pse unë kam përfshirë vetëm 5 meshkuj, është numri I vogël I zgjedhjes në këtë kategori.

Nr. 10

Unë e dua ngjyrën e zezë, dhe çdo gjë që përzihet me të duket krejt e rëndomtë. Më pëlqejnë xhinset e saja të grisura, dhe bluza e saj e bardhë që I japin një pamje më urbane. Në përgjithësi ajo duket origjinale, e thjeshtë dhe me të vërtetë ajo është fotogjene.

 

Nr. 09

Më pëlqejnë pantollonat e saj të shkurtër, por është bluza ajo qe e bën pamjen e saj më të bukur. Këpucët Caterpillar thyejnë heshtjen e të zezës dhe të bardhës, shumë kontradiktore – por me stil. Gjithashtu, flokët e saj dhe kufjet e varuara janë shumë “cool”.

 

Nr 08

Një kalimtare më ndryshe. Ajo duket e guximshme dhe e zgjuar dhe në këtë fustan. E tërë pamja duket shumë verore dhe shumë fresukese.

 

Nr. 07

Para së gjithash, unë mendoj se ajo është e zhveshur, në një mënyrë të mirë. Zhveshja është një ndër format më të mëdha që nxjerr jashtë “bishën”, e njohur si “bisha e modes”. Më pëlqejnë qizmet e saj të stilit cowboy- një veshje verore shumë luksoze.

 

Nr. 06

Kjo është një nga veshjet më të veçanta. Këmisha farmerkë e bën atë mjaft karakteristike, të etiketuar si një stil të viteve 80-ta. Maica me ngjyra është thjeshtë e duhura.

 

Nr. 05

Një lloj i ngjyrave të freskëta; zgjedhje e zgjuar. Më pëlqen fustani i saj, dhe mënyra se si  është e lidhur këmisha.

 

Nr. 04

Kjo është një veshje shumë me stil, tipke stil I rrugës. E rëndomtë, dhe në një mënyrë përfaqëson lirinë e femrës për të luajtur dhe eksperimentuar me modën.

 

Nr. 03

Këtë do ta përshkruaja si “e ardhmja” por parpë jo. Shpirti im prej modeleje më thotë që është një foto “old-school”. Më pëlqen e tërë përzierja e saj.

 

Nr. 02

Ajo duket shumë franceze. Më pëlqen e tëra, përfshirë edhe ngjyrat dhe thjeshtësinë në mes të lëkurës dhe veshjes.

 

Nr. 01

Arsyeja pse kjo vajzë është në krye të listës sime është e qartë dhe e arsyeshme. Është shumë e përshtatshme dhe sexy.Fustani tregon një imazh tërheqës të ndjesisë së femrës. Shprehja e hormoneve nëpërmjet modes, është ajo që unë kërkoj.

 

Ndersa Top 5 Meshkujt jane:

Nr. 05

Unë do ta quaja këtë djalë  “Jezusi I rrugës”. Ju pyesni veten se çka do të thotë? Mirë, ky është një skateboarder, snowboarder, skiator, ose wakeboarder që shfaq ne mënyrë mbreslënëse Jezusin, sidomos duke veshur rroba shumë të gjera me ngjyra. Më pëlqejnë flokët e tij, syzat dhe I tërë stili I tij I rrugës. Shumë origjinal,”streetful”, dhe urban.

 

Nr. 04

I thjeshtë dhe origjinal. Stili I tij I rrugës më bën të mendoj se atij nuk i bëhet vonë se çfarë mendojne të tjerët, duke iu përshtatur nivelit të mjedisit.

 

Nr. 03

Ai duket shumë ‘londinez”, një produkt britanik, origjinë që flet me një theks sexy, zakonisht ka një vështrim të zemëruar në fytyrën e tij, dhe mbart me vete një gitare. Pamja britanike është shumë në trend tani.  E tërë veshja e tij e bën të duket si një muzikant, apo yll roku në formim. Kjo është,  ndjenjë e modës – jo transformim. Më pëlqen këmisha  moderne dhe e thjeshtë, duke kompeltuar një look bashkëkohor me tone të vogla të hippizmit.

 

Nr. 02

Më pëlqejnë këto ngjyra. Një përmbajtje shumë e zgjuar dhe shumë kreatve .

 

Nr. 01

Kjo është një pamje e një  “djali të qytetit”. Më pëlqen e gjithë veshja.Syzet e vjetra , pantollonat mesatare dhe këpucët  blu janë vendosur në mënyrë të përkryer. E kam zgjedhur këtë në mesin e të tjerëve, sepse kjo e bën që personi të duket shumë rehat dhe shumë ambicioz.

 

Tani, më thoni se cilët të preferuarit tuaj në PSS (Prishtina Street Style)? Por, para se të krijoni listën tuaj, ju lutem mos gjykoni nga forma e trupit, bukuria apo mosha.

Pëgaditur nga: Irene Begolli, (Origjinali është në gjuhën Angleze, ndërsa në shqip e përktheu dhe përshtati Margiona Kastrati)