Style Icon: Anna Dello Russo | Çfarë kam mësuar për modë nga ADR

“It’s my first job to make myself up. I style myself like I style a model. You should put your passion on yourself before translating to other people.”  – Anna Dello Russo

Për ata që ende nuk e dijnë Anna Dello Russo (www.annadellorusso.com) e lindur ne Bari në jug të Italisë, është redaktore dhe këshillëtare për Vogue në Japoni, e cila është emërtuar nga Helmut Newton (www.helmut-newton.de) si “fashion maniac”. Anna kaloji plot 18 vite në Cone Nast Italia, dhe filloj të punoj si redaktore e modës për Vogue Italia dhe më vonë në Vogue L’Uomo, njëashtu si redaktore e modës prej vitit 2000-2006. Fotografët për street style e ndjekin Anën kudo që ajo shkon, jo vetëm që ajo ka stil të veçantë, por ajo veshjet Couture i mban vetem një herë. ADR është një ikonë e vërtetë stil!

**Më posht ju mund të lexoni intervistën ekskluzive e dhëne për FashionIndie.

Asesorë ekstravagante ndihmonë  për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve për atë që ju keni veshur, si përshembull: Anna ka veshur çizme më lëkurë gjarpëri dhe në fotografinë e dytë  stole nga dhelpra.

Vështirë është ta shohësh Dello Russon në diçka tjetër përveç couture. Por ç’farë ndodh në qoftëse ajo vishet më thjeshtë? Natyrisht, që ajo vën asesore ekstravagantë. Në fotografinë e dytë ajo ka veshur një kostum të thjeshtë dhe elegante, por Anna ka shtuar pak tendenca trend në veshjen e saj, pra duke mbajtur një stole të dhelprës nga kolekcioni Prada pranverë 2011. Gjithashtu, çizme të larta nga lëkura e gjarpërit, e tërheq vëmendjen mbasi që ato janë të kombinuara me pallto të modelit minimalistik (palltoja është gjithashtu nga kolekcioni Prada).

Bluzë me yje nga Dolce&Gabbana! Fund me gurë! Çantë e dorës me tufë!

Në qoftëse jeni në dyshim se në çfarë mënyrë mund të kombinoni diçka të veçantë që ndodhet në garderoben tuaj – ndoshta ky lloj përzierje mund t’ju bëj ikone stili?

Ndonjëherë, ju thjesht nuk mund të bëni ndonjë eksperiment me veshje, sepse përzierja e shumtë mund  të bëhet edhe rrëmujë! Nëqoftëse nuk keni dëshire t’ju ndodh kjo, atëherë zgjidhni kombinimin ku ju dëshironi që njerëzit të fokusohen në veshjen tuaj, shembull: bluzë me yje, fund me gurë, asesorë apo këpucë? Në këtë rast, Ana ka zgjedhur fundin me gurë si fokusim kryesor i tërë veshjës së saj, duke marrë mëndjen me yjet në bluzë.

Nuk e kuptoj dot se çfarë është kjo më lartë. Por shiko sa lehtë është për t’a njohur Anna Dello Russo?

Ikonat e stilit kanë gjithmonë diçka që mban nënshkrimin e tyre, pra në mënyrë që njerëzit do t’a dijnë për kënd është fjala! Për disa njerëz, si përshembull Miranda Priestly (The Devil Wears Prada), tek ajo është shalli i bardhë nga Hermès. Anna tregohet me kapelët e saja pak sa të çuditshme: çdo kapelë që duket jo e zakonshme, si p.sh. nga qërshijat gjerë në lulet mbi kokë apo ndonjë frutë sikur ananasi.

Këtu Anna ka veshur Versace bashkëpunim me H & M.

Stili vjen nga çdo rendi të çmimeve. Nëse ajo nuk është diçka që ju mund t‘a quani pjesë e stilit tuaj, atëherë çmimi nuk ka rëndësi. Ka ndodhur që unë kam gjetur gjërat të mija të preferuara të veshjeve nga dyqanet të dorës së dytë dhe  më çmim çuditërisht të ulëta.

Anna vishet çfarëdo që ajo e konsideron interesante dhe intriguese, si për shëmbull nga pjesët e Chanel Haute Couture, të Lanvin, H & M, dhe së fundi Versace + H & M.

FI: A lexoni fashion blogs?  Nëqoftëse po, cilat janë të preferuar nga ju?

ADR: Po natyrishtë! Unë fillova në fillim të 2010-tës, shkaku i tërë interesimit në mediat digjitale. Por unë kam ndjekur gjithmonë Scott (Schuman), Garanceand, Tomny Ton prej që ata kanë filluar.

Më të favorshmet janë: The Sartorialist, Garance Doré, Jak and Jil,BryanBoy, Chic Muse, Shelby, All The Pretty Birds, PurpleDiary, Self Service Blog, Style Rookie, The Love Magazine, Swide Magazine, and Scala Regia.

FI: Cilat fashion shows janë për të mos humbur fare?

ADR: Asnjëra! Mua më pëlqen t’i shoh të gjitha. Unë në të vërtetë kënaqem t’a ndjej dinamikën kur një show fillon.

FI: Cila është gjëja më kryesore në garderobën tuaj që ju nuk mundeni të jetoni pa të?

ADR: Këpucët! Unë mund të mbijetoj pa veshje, por do vdisja nëqoftëse nuk do gjeja këpucë të duhur.  Unë i mbledhi ato, dhe kam më shumë se 4,000 palë këpuce, po që do vishja një fustan nga Zara, unë nuk mund të mbath këpucë të lira.

FI: Kur ndodheni ne New York, ku bëni shopping?

ADR: Meqë unë udhëtoj shumë, kam dëshirë që të bëj shopping në ç’do qytet tjetër. Përshëmbull tek dizajnerët në NYC: MarcJacobs, Phi, Proenza Schouler, Alexander Wang, JosephAltuzarra, Rodarte; tek dizanjerët francez në Paris, dhe dizanjerët Italian në Milano.

FI: Cila është sfida më e madhe e të cilen përballen redaktoret e modës sot?

ADR: Për t‘u mos plakur! Moda më mban të re dhe m’i mban syt të freskëta. Unë e përditësoj vetën me të rejat nga moda çdo mëngjes. Unë jam shumë kurioze për të gjitha fenomenet vizionare që bëjnë ndryshime në skenarin bashkëkohor. Unë e quaj veten “e papërlyera e modës”, sepse për mua moda është një gjë e veçantë dhe ju duhet të joshni atë. Si mund të ndodh kjo? Ju duhet t’a ushqeni zjarrin krijuesë që e keni, kështu që ajo nuk zhduket.

FI: Nëqoftëse keni një fundjavë për t’a kaluar si ju keni dëshirë, çfarë do bëni?

ADR: Unë do të kisha praktikuar Astanga Yoga e cila është e kombinuar me not, meditim dhe pranayama (lloj i meditimit).

FI: Shumë njerëz ju konsiderojnë si ikonë mode. Kush është e juaja?

ADR: Carine Roitfeld. Ajo më ka fascinuar gjithmonë me qëndrimin e saj integruese dhe menyrës se si ajo vishet.

FI: Çfarë këshille do ju japni blogjerëve të modës (fashion bloggers), për t’i realizuar ëndrrat e tyre për t’u bërë redaktorë të revistave të modes?

ADR: Unë gjithmonë them, vërshtrimi i modës nuk është e mjaftueshme për të arritur në këtë profesion, ketu duhet vërtet  të puhosh rëndë. Ju duhet të punoni dhe t’ju ndihmoni disa redaktorëve me përulësi dhe përkushtim të plotë së paku 10 vite. Ju duhet të bëni gjëra pa folur dhe të vërshtroni me një sy vigjilent vetëm për të mësuar çdo here më tepër.

FI: Nëqoftëse nuk do ishit redaktore e modës, ç’farë profesioni tjetër kishit patur?

ADR: Do kisha qënë shitëse e ndonjë butiku. Më pëlqen të jem në dyqan, dhe duke i këshilluar dhe veshur femrat tjera.

[Interview source: Fashion Indie]

[Photo source: stockholmstreetstyle.com, grazia.it, thesartorialist.com]


Pëgaditur nga: Edisa Shahini