Syze te Karen Walker

Le të flasim për syzet e  diellit. Për syzet që janë të reja, moderne dhe financiarisht të përballueshme. Karen Walker sjell një pikpamje të re se si mund të vendosen syzet e diellit. Dizajnet e saj janë krijuar jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt. Shumica e syzeve te Karen Walker janë të dizajnuara në mënyrë që të mund të vendosen nga të dyja gjinitë pra të modelit unisex. Dizajnerja nga Zelanda e Re është e njohur për dizajnet e saj: qe duken cool pa qenë të komplikuara. Gazeta UK Independent shkruan se “fakti që këto produkte duken të jenë krejtësisht jasht modës i bën që ato të jenë ne modë tani”. Hidhni një sy websajtit të Karen Walker për tu frymëzuar për pamjet që do të jenë trend gjatë pranverës.

Pëgaditur nga: Gresa Rexhepi