T-Shirt Issue: Rroba te se ardhmes

Gjithmonë të interesuar në mënyrën se si, moda dizajni dhe teknologjia janë të kombinuara? T-Shirt Issue i jep të gjitha përgjigjet. Kjo është emërtimi i fundit nga Berlini që është përqendruar në kombinimin e tri botëve të ndryshme nga njëra tjetra. Prodhimet e T-shirt Issue mund të gjenden në veshjet bazike dhe jo-bazike. Baziket janë të destinuara për përdorim të përditshëm dhe jo-baziket shihen thjesht si pjesë e artit. Veshjet bazë janë të ndara në maica dhe triko me ngjyra të ndryshme. Produktet nuk janë për shitje ende, por lansimi zyrtar do të  bëhet i mundur në vitin 2012. Vizioni e kësaj etikete është aq interesant sa që ja vlen të presësh për të !

web: the-t-shirt-issue.com/

 

Pëgaditur nga: Gresa Rexhepi, (Origjinali është në gjuhën Angleze, ndërsa në shqip e përktheu dhe përshtati Margiona Kastrati)