The 90’s Diva’s are back

Më në fund, divat e nëntëdhjetave u kthyen me një performancë të jashtëzakonshme: Cindy Crawford, Naomi Campbell, Helena Christensen, Eva Herzigova, dhe Yasmin Le Bon, jo vetëm që ishin në ballinën e revistes Harper’s Bazaar UK, si supermodelet më të adhuruara të “ December Issue”, por ato morën pjesë edhe në videon e Mega grupit Duran Duran, të xhiruar nga I madhi Jonas Akerlund. Ky klip prej 9 minutëve është i eksploruar me fashion, muzikë dhe më pesë Supermodelet e të gjitha kohërave.

Stilistija e veshjeve mbresëlënëse ishte, Vanessa Coyle, ku secila prej supermodeleve përjeton botën në modës në secilen sekuencë të klipit. Naomi Campbell luan rolin e këngëtarit Simon Le Bon dhe është e veshur: bodysuit D&G, bundë Mugler dhe take të mrekullueshme të Christian Louboutin.

Eva Herzigova, jumpsuit ngjyrë ari të Roberto Cavalli-t dhe një pelerinë prej gezofit të dhisë të dizajnerës Ann Demeulemeester. Ajo luan rolin e pianistit Nick Rhodes.

Cindy Crawford, luan rolin e basistit John Taylor. Sic e shikoni edhe vet, që të gjitha veshjet janë prej lëkurës dhe gëzofit deri në ato veshje të ROCK& ROLL CHICK.

Helena Christensen, ajo luan rolin e bubnjarit Roger Taylor.

Tung, Yasmin Le Bon, gruaja e këngëtarit Simon Le Bon, dukesh për mrekulli! Ajo luan rolin e kitaristit,Andy Taylor.

KNAQUNI!

 

 

Pëgaditur nga: Drenusha Xharra